Bota

Sekretarja e Jashtme: Mbretëria e Bashkuar po verifikon sulmet kimike në Mariupol

12 Prill 2022, 06:30 Nga DOSJA
Sekretarja e Jashtme: Mbretëria e Bashkuar po verifikon sulmet kimike

MBRETËRIA E BASHKUAR- Sekretarja e Jashtëme ka thënë se Mbretëria e Bashkuar po punon urgjentisht për të verifikuar detajet pas raporteve të pakonfirmuara se Rusia përdori armë kimike në një sulm në qytetin e Ukrainës.

Sipas Sky News, Liz Truss tha se çdo përdorim i konfirmuar i armëve të tilla në Mariupol do të ishte një “përshkallëzim i pashpirt” i luftës.

Zonja Truss, të hënën mbrëma, zgjodhi të nënvizojë raportimet e pakonfirmuara në mediat sociale nga Ukraina për një sulm të mundshëm kimik që po përdoret kundër qytetit port të Mariupol, në bregdetin juglindor të vendit.

“Ne po punojmë urgjentisht me partnerët për të verifikuar detajet. Çdo përdorim i armëve të tilla do të ishte një përshkallëzim i pashpirt në këtë konflikt dhe ne do t’i kërkojmë Putinit dhe regjimit të tij përgjegjës,”-tha Truss në një shkrim në Tëitter.

Volodymyr Zelenskyy, presidenti i Ukrainës, përdori fjalimin e tij me video të natës për të paralajmëruar se Rusia mund të vendoste armë kimike të paligjshme, por ai nuk tha se ata tashmë e kishin bërë këtë.

“Ne e trajtojmë këtë me seriozitetin më të madh. Dëshiroj t’u kujtoj liderëve botërorë se përdorimi i mundshëm i armëve kimike nga ushtria ruse tashmë është diskutuar. Dhe tashmë në atë kohë do të thoshte se ishte e nevojshme të reagonim ndaj agresionit rus shumë më ashpër dhe më shpejt,”-tha Zelenskyy.

Britania dhe aleatët e saj në NATO kanë paralajmëruar vazhdimisht se çdo lëvizje e trupave të presidentit rus Vladimir Putin për të vendosur armë kimike do të ndryshonte natyrën e konfliktit.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Lukashenko mbërrin në Rusi! Zbulohet varr masiv në Kiev, Zelenskyy: Ushtria po minon

(j.c)/dosja.al 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota liz truss lufta ukraine-rusi liz truss lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 11 Prill 2022, 13:37

Kroacia shkarkon 24 punonjës në ambasadën ruse

KROACI– Qeveria kroate u kërkoi sot 24 punonjësve të ambasadës ruse të largohen nga vendi për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe “sulmit barbar”, njof...