Bota

Kroacia shkarkon 24 punonjës në ambasadën ruse

11 Prill 2022, 13:37 Nga DOSJA
Kroacia shkarkon 24 punonjës në ambasadën ruse

KROACI– Qeveria kroate u kërkoi sot 24 punonjësve të ambasadës ruse të largohen nga vendi për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe “sulmit barbar”, njoftoi Ministria e Jashtme, pas lëvizjeve të ngjashme të bëra nga vendet e tjera anëtare të BE-së, raporton Protothema. Nga 24 punonjësit e ambasadës ruse, 18 janë diplomatë, thuhet në njoftim.

Ministria e Jashtme kroate tha se ambasadori rus u thirr për t’u informuar për protestën e Kroacisë kundër “sulmit barbar në Ukrainë dhe krimeve të shumta të kryera (atje)”.

“Pala ruse është informuar për reduktimin e stafit administrativ dhe anëtarëve të tjerë të Ambasadës së Federatës Ruse në Zagreb”, thuhet në deklaratë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ambasada ruse kroaci kroacia debon punonjesit e ambasades ruse ambasada ruse kroaci kroacia debon punonjesit e ambasades ruse

Sondazh

Poll