Bota

Kriza për shkak të luftës/ Çmimi i naftës në Gjermani, ndër më të lartit në Europë

11 Prill 2022, 13:27 Nga DOSJA
Kriza për shkak të luftës/ Çmimi i naftës në

Çmimet e naftës në Gjermani tani janë ndër më të lartat në Evropë. Në Bashkimin Evropian, çmimet lokale të naftës janë më të larta vetëm në Finlandë dhe Suedi, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave në Gjermani.

Të dhënat zyrtare tregojnë se çmimi për një litër naftë në Gjermani shkon në 2.06 euro. Kjo shifër është më e lartë për 45 centë sesa në shtetin fqinj, Poloni.

Çmimet e naftës janë 1.76 euro në Luksemburg, 1.84 euro në Austri dhe 1.89 euro në Francë. Çmimet më të ulta të naftës, brenda Bashkimit Evropian, janë në Maltë, 1.21 euro për litër dhe në Hungari, 1.42 euro. Një prej arsyeve për dallime të tilla janë normat e ndryshme të taksimit./ Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota cmimi i naftes nafta cmimi i naftes nafta

Sondazh

Poll