Bota

Ish-zyrtari i lartë: Shërbimi sekret serb do vriste Hashim Thaçin në vitin 2014, me snajper

11 Prill 2022, 20:15 Nga DOSJA
Ish-zyrtari i lartë: Shërbimi sekret serb do vriste Hashim

KOSOVË– Ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, ka thënë se shërbimet e intelegjencës së Kosovës e kanë parandaluar një atentat ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, më 2014. Në një prononcim për Pressing në T7, Smakaj tha se ngjarja ishte planifikuar të ndodhte në ndeshjen e parë të kombëtares së Kosovës.

Sipas Smakajt, ishte punësuar një snajperist me përvojë nga Bosnja e Kroacia për ta kryer vrasjen, por ishte ndaluar në kohë. Planifikuesit sipas Smakajt, ishin shërbimet inteligjente të Serbisë. 

“Institucionet e sigurisë kanë qenë shumë të përgatitura për këto lojëra në territorin e Kosovës. Ju kujtohet në vitin 2009 ndalimi i agjentëve të BIA-s. Më 2014 kur është bërë ndeshja e parë e Kosovës kemi parandaluar një sulm që ishte nisur nga shërbimi sekret serb ndaj titullarëve tonë që të prishej ajo atmosferë festive. Me metoda të tilla. Metodologji e njëjtë që të kryhej atentat ndaj titullarëve tonë në ndeshjen e kombëtares së Kosovës. Ishte punësuar një snajper nga forcat elitare serbe dhe i cili pastaj, në bashkëpunim me shërbimet partnere, nuk e kishte mohuar shërbimi serb që ishte planifikuar diçka e tillë. Me partnerët tonë kishim dërguar mesazh në Serbi që të ndalohej kjo dhe të arrestohej ai. Ai ishte arrestuar. Ishte snajper me përvojë në Bosnjë, Kroaci,”- përfundoi Smakaj. 

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni bashkim smakaj hashim thaci bashkim smakaj hashim thaci

Sondazh

Poll

Bota 11 Prill 2022, 13:37

Kroacia shkarkon 24 punonjës në ambasadën ruse

KROACI– Qeveria kroate u kërkoi sot 24 punonjësve të ambasadës ruse të largohen nga vendi për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe “sulmit barbar”, njof...