Bota

Me maska dhe automatik! Grabitet banka në Mitrovicë, autorët vjedhin 90 mijë euro

12 Prill 2022, 05:11 Nga DOSJA
Me maska dhe automatik! Grabitet banka në Mitrovicë, autorët

MITROVICË– Tre persona të maskuar e me kallashnikovë kanë grabitur ditën e djeshme Bankën Komerciale që ndodhet në qytetin e Zubin Potokut. Ata arritën t’iu ikin edhe Policisë duke bërë të tyre shifrën e 90 mijë eurove. 

Sinjali raporton se gjithçka ndodhi derisa Policia mori informacionin përmes një telefonate se po ndodh një grabitje. Sapo autorët u futën në bankë u lëshua sinjali i alarmit por që kjo nuk i frikësoi fare grabitësit. Ata arritën të vjedhin 5000 euro dhe 10 milionë dinarë (84947 euro). Tre të dyshuarit i drejtuan kallashnikovët zyrtarëve policorë, duke arritur të fitonin kohë që të largoheshin me një makinë të tipit Volksëagen Passat.

Automjeti me të cilën u larguan tre të dyshuarit, ishte me targa të Kosovës dhe kishte ngjyrë të kaltër. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tyre, madje është aktivizuar edhe Unaza e Çeliktë e Planit Operativ.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora grabitje grabitje ne mitrovice vjedhje grabitje grabitje ne mitrovice vjedhje

Sondazh

Poll

Bota 11 Prill 2022, 13:37

Kroacia shkarkon 24 punonjës në ambasadën ruse

KROACI– Qeveria kroate u kërkoi sot 24 punonjësve të ambasadës ruse të largohen nga vendi për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe “sulmit barbar”, njof...