Bota

Stuhia ‘Megi’ në Filipine/ Raportohen mbi 25 njerëz të vdekur

12 Prill 2022, 07:05 Nga DOSJA
Stuhia ‘Megi’ në Filipine/ Raportohen mbi 25 njerëz

Të paktën 25 njerëz kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe vërshimeve në Filipine, pasi stuhia tropikale Megi ka goditur shtetin.

Të martën, 12 prill, ekipet e shpëtimit kanë bërë ende përpjekje për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në gjirin lindor dhe atë jugor.

Stuhia Megi ka goditur këtë shtet të dielën me erëra në deri 65 kilometra në orë. Kjo ka qenë stuhia e parë e këtij lloji më 2022. Filipinet përballen me rreth 20 stuhi brenda vitit. Më shumë se 13,000 njerëz janë strehuar nëpër qendra të përkohshme.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e fuqishme kanë ndërprerë furnizimet me rrymë, kanë fundosur shtëpitë dhe kanë nxitur rrëshqitje të dheut nëpër fshatra.

Shkencëtarët besojnë se ndryshimet klimatike kanë ndikuar në rritjen e intensitetit të stuhive tropikale.

Filipinet janë përballur me disa prej stuhive më vdekjeprurëse prej vitit 2006, prandaj edhe konsiderohet si një prej vendeve më të cenueshme ndaj katastrofave klimatike, për shkak të gjeografisë që ka.

Marrë nga REL.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota 25 te vdekur ne filipine filipine stuhia megi 25 te vdekur ne filipine filipine stuhia megi

Sondazh

Poll

Bota 11 Prill 2022, 13:37

Kroacia shkarkon 24 punonjës në ambasadën ruse

KROACI– Qeveria kroate u kërkoi sot 24 punonjësve të ambasadës ruse të largohen nga vendi për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe “sulmit barbar”, njof...