Bota

Kryetarja e Komisionit Parlamentar: Rusia ka përdorur armë kimike në Mariupol

12 Prill 2022, 06:48 Nga DOSJA
Kryetarja e Komisionit Parlamentar: Rusia ka përdorur armë kimike

UKRAINË- Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrimin e Ukrainës në BE ka thënë se Rusia ka përdorur një substancë të panjohur në qytetin port të Mariupolit.

Sipas Sky News, Ivanna Klympush shtoi se Rusia “me shumë gjasa” ka përdorur “armë kimike” në sulm dhe disa viktima po përjetojnë dëmtime gjatë frymarrjes.

Në një postim në Twitter gjithashtu Klympush përsëriti thirrjet për rritjen e sanksioneve ndaj naftës së Rusisë në përgjigje ndaj sulmeve.

Gjatë gjithë luftës në Ukrainë, zyrtarët e inteligjencës britanike dhe amerikane kanë paralajmëruar se ka shumë mundësi që Rusia të përdorë armë kimike ose biologjike. 

Megjithëse është nënshkruar në Konventën e Armëve Kimike të vitit 1997, e cila e ndalon zhvillimin, përdorimin ose grumbullimin e tyre. Nuk dihet nëse Rusia i ka përdorur ato.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Lukashenko mbërrin në Rusi! Zbulohet varr masiv në Kiev, Zelenskyy: Ushtria po minon

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ivanna klympush lufta ukraine-rusi ivanna klympush lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 11 Prill 2022, 13:37

Kroacia shkarkon 24 punonjës në ambasadën ruse

KROACI– Qeveria kroate u kërkoi sot 24 punonjësve të ambasadës ruse të largohen nga vendi për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe “sulmit barbar”, njof...