Sport

Tuchel: “Duhet të vendosim ritmin tonë në “Bernabeu”, më e lehtë të thuhet sesa të bëhet”

12 Prill 2022, 05:14 Nga DOSJA
Tuchel: “Duhet të vendosim ritmin tonë në

SPANJE – Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel ka folur në konferencën për shtyp për ndeshjen e Madridit kundër Realit të planifikuar për sot në orën 21:00, e vlefshme për ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League.

Ai është shprehur se donte të shihte një paraqitje krejtësisht të ndryshme në krahasim me ndeshjen e parë:

“Duhet të mësojmë nga ndeshja e javës së kaluar. Bukuria e këtij kompeticioni është se luan dy ndeshje kaq të rëndësishme, në një kohë të shkurtër dhe mund të përdorësh atë që ndodhi në ndeshjen e parë për t’u përgatitur për ndeshjen e kthimit. 

Ne do të shkojmë në “Bernabeu” duke e ditur se duhet të imponojmë lojën tonë më shumë, me më shumë intensitet dhe ritëm sesa në shtëpi. Do të jetë më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, duke pasur parasysh vështirësitë e hasura në ndeshjen e parë kundër një skuadre si Reali, që është në gjendje të kontrollojë ndeshjet dhe që, ndryshe nga ne, gjatë gjithë vitit ai ka luajtur me pesë ndryshime dhe në një ligë më pak intensive se ajo angleze dhe me më pak ndeshje sezonale për të përballuar. 

Ne jemi një skuadër që ka nevojë për aftësi fizike, për të qenë specialë, çka në ndeshjen e fundit nuk ia dolëm dot, duke i lejuar spanjolët të ngadalësojnë lojën dhe të kontrollojnë lojën me posedimin e topit”.

Trajneri Tuchel vazhdon: “Kjo do të jetë një ndeshje krejtësisht e ndryshme në krahasim me ndeshjen e parë, në të cilën duhet të imponojmë ritmin dhe kundërpresionin tonë, duhet të gjejmë një mënyrë për ta bërë këtë, të luajmë më fizikisht për t’u rikuperuar. Ne e dimë se mund të luajmë më mirë, të tregojmë fytyrën tonë të vërtetë dhe potencialin tonë të plotë. Duhet ta bëjmë dhe më pas do të pranojmë rezultatin përfundimtar”. 

B.T (Dosja.al) 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea dhe trajneri tuchel gjermani thomas tuchel ndeshjes në “bernabeu” chelsea dhe trajneri tuchel gjermani thomas tuchel ndeshjes në “bernabeu”

Sondazh

Poll