Politike

Presidenti, Berisha: Nëse Rama na e lë se dhunoi zgjedhjet, nisim negociatat

11 Prill 2022, 19:50 Nga DOSJA
Presidenti, Berisha: Nëse Rama na e lë se dhunoi zgjedhjet, nisim

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Opozita do të nisë negociatat për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë, në momentin që kryeministri Edi Rama, do të vendosë t’ia lërë Opozitës. I ftuar në “Politik”, Berisha tha se Rama ka dhunuar zgjedhjet dhe se ndoshta për këtë arsye ka vendosur që t’ia lërë Opozitës Kreun e Shtetit. Ai shtoi se do të therrasë edhe Këshillin Kombëtar të PD-së, në momentin që do ta krijojë atë. 

“Në qoftëse Rama vendos që t’ia lërë Opozitës Presidentin për shkak të dhunimit të zgjedhjeve, Opozita do të nisë negociatat me të gjitha partitë dhe do të ofrojë emrin. Emra të servirura nga Rama, nuk pranohen. Vendimet për çështjet madhore politike nuk i merr as kryetari që nuk ekziston, por Këshilli Kombëtar. Kuvendi e zgjedh Këshillin Kombëtat dhe sapo ta zgjedhim, do ta thërrasim,”- tha Berisha ndër të tjera. 

(F,m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll