Aktualitet

Mallrat kontrabandë në rrjetet sociale! Arrestohen 15 persona, 6 në kërkim në Tiranë

11 Prill 2022, 11:10 Nga DOSJA
Mallrat kontrabandë në rrjetet sociale! Arrestohen 15 persona, 6

TIRANË– 15 persona janë vënë në pranga ndërsa gjashtë janë shpallur në kërkim për kontrabandë me mallra. Përmes faqeve online, ata reklamonin dhe tregtonin produkte të ndryshme, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri kontrabandë, dhe për shitjet e tyre, nuk jepnin faturë tatimore, duke shmangur pagesën e taksave dhe tatimeve.

NJOFTIMI I POLICISË’

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Faqet Online”. Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i masave të sigurimit “Arrest në burg” për 15 shtetas dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “ Faqet Online”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

– E. I., 39 vjeçe, K. V., 34 vjeç, E. K., 30 vjeç, J. Q., 38 vjeç, P. Rr., 35 vjeçe, E. K., 34 vjeçe, E. Xh., 33 vjeçe, E. R., 41 vjeçe, A. D., 33 vjeçe, G. Ll., 30 vjeç, J. K., 31 vjeçe, S. R., 38 vjeçe, Sh. P., 52 vjeç, B. B., 56 vjeç, R. Gj., 27 vjeçe, administratorë të faqeve të ndryshme online. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit A. H., 22 vjeç, M. B., 32 vjeç, A. S., 32 vjeç, M. G., 36 vjeç, E. Ç., dhe E. Z. Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se, këta shtetas nëpërmjet faqeve online në rrjete sociale, reklamonin dhe tregtonin produkte të ndryshme, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri kontrabandë, dhe për shitjet e tyre, nuk jepnin faturë tatimore, duke shmangur pagesën e taksave dhe tatimeve.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasi të konsiderueshme produktesh (mallrash), të cilat do të tregtoheshin te klientët nëpërmjet postave.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mallra kontrabande operacioni faqet online mallra kontrabande operacioni faqet online

Sondazh

Poll