Aktualitet

U përfshi në përgjimet e policëve! Zaimina: Unë s’kam kaluar në Morinë, kam një bebe..

11 Prill 2022, 10:11 Nga DOSJA
U përfshi në përgjimet e policëve! Zaimina: Unë

TIRANË– Këngëtarja Zaimina Vasjari ka reaguar pas përfshirjes së saj në përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë. Për Panorama Plus ajo ka mohuar se ka qënë në Morinë së bashku me fëmijët. Duke u shprehur se nuk ia ka idenë se çfarë po shkruhet, ajo i cilëson lajmet dhe faktet si trillime portalesh. 

“Unë kam një fëmijë tre javësh, dhe se kam lexuar fare, nuk kam kohë të merrem”, ka thënë artisja për Panorama Plus.

Në prononcimin e saj, ajo ka mohuar lajmin se ka udhëtuar drejt Kosovës me fëmijët pa prokurë.

“Është thjesht një lajm portalesh. Nuk është e vërtetë, unë nuk kam kaluar asnjëherë në Morinë me fëmijët. Kam një fëmijë tre javësh dhe po kaloj një kohë shumë të bukur. Nuk dua që emri im të lakohet nëpër portale për këtë çështje”, është shprehur këngëtarja, e cila ka mohuar kështu përfshirjen e saj në përgjimet e policëve të arrestuar.

LAJMI KRYESOR: ‘Duhet ta njohësh’/ Zajmina Vasjari del në PËRGJIMET e policëve të arrestuar në Morinë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet zaimina vasjari zaimina vasjari

Sondazh

Poll