Aktualitet

‘Duhet ta njohësh’/ Zajmina Vasjari në PËRGJIMET e policëve të arrestuar në Morinë

11 Prill 2022, 07:31 Nga DOSJA
‘Duhet ta njohësh’/ Zajmina Vasjari në PËRGJIMET e

TIRANË– Në një nga përgjimet e policëve që u arrestuan për abuzim me detyrën në Morinë, përmendet emri i këngëtares shqiptare, Zaimina Vasjarit. Kjo e fundit zbulohet se ka kaluar fëmijët e saj në kufi pa prokorën e posaçme. Në dosjen e prokurorisë theksohet se datën 02.01.2022 ora 10:57 në aplikacionin ëhatsapp shtetasi i regjistruar me emrin “Tani Durrës” i thotë, Laertit Sulos me SMS se në kufi ndodhet bashkëshortja e një mikut të tij bashkë me fëmijët, duke përmendur emrin e Zajmina Vasjarit, mirëpo nuk ka prokurë.

PËRGJIMET:

Laert Sulo Polici: Kur do kthehet

Tani: Ja ta pyes… dy ditë datë 4 ka kthim…

Laerti: Ok çfarë makine ka ose jepi nr tim të flas me të……

Tani: “Renxh Rover “AA001UD”…

Menjëherë më pas ora 11:00 Laert Sulo ja kalon me mesazh targën e automjetit të shtetases si porosi për ta ndihmuar punonjesit të policisë Emilton Asllanaj me detyrë përgjegjës turni në P.K.K Morine duke i thënë:

Laert Sulo: Ndihmoje pak është duke ikur për në Kosovë, duhet ta njohësh Zajmina Vasjari……….

Nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton se shtetasja Zaimina Vasjari ka kryer dalje nga Republika e Shqipërisë në datë 02.02.2022 dhe ka hyrë në datë 04.02.2022, duke kaluar kufirin me mungesë dokumentacioni Prokurore për fëmijet e mitur, duke u favorizuar dhe ndihmuar nga punonjësi i policisë Emilton Asllanaj kundrejt porosisë të marrë nga shefi i stacionit Laert Sulo. Po ashtu, nga verifikimi në sistemin TIMS rezultojnë të regjistruar edhe dy fëmijët e saj të mitur.

Vetë Zaimina ka mohuar të ketë kaluar në Morinë me fëmijët. Për Panorama Plus ajo ka bërë të ditur se nuk ia ka idenë se çfarë është shkruar për të, pasi është shumë e zënë me fëmijën e saj tre javësh. 

Policët e arrestuar në Kukës, të akuzuar për korrupsion në Shqipëri dhe Kosovë për muaj të tërë u kanë mundësuar dhjetëra qytetarëve kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, madje kalonin edhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk i regjistronin fare në sistemin TIMS, por vetë merrnin si fitim deri në 8000 euro në ditë. 312 raste korrupsioni janë kryer nga 32 policë të doganës e Morinit në Kukës. Nga operacioni i përbashkët i autoriteteve policore të Shqipërisë dhe Kosovës. Ky ishte operacioni i dytë që zhvillohet për të njëjtin qëllim. Operacioni ‘Pika 1’ u finalizua më 14 mars, ku 48 zyrtarë policorë u ndaluan pasi dyshoheshin për “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

LEXO EDHE:

U ndihmua nga policët në kufi? Reagon sërish Zaimina: Herën tjetër që do udhëtoj do…

U përfshi në përgjimet e policëve! Zaimina: Unë s’kam kaluar në Morinë, kam një bebe..

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni pika 2 zaimina vasjari operacioni pika 2 zaimina vasjari

Sondazh

Poll