Aktualitet

Protestoi për çmimet! Arrestohet në kufi kryetari i të përndjekurve, Alibeaj: Lirojeni

11 Prill 2022, 09:39 Nga DOSJA
Protestoi për çmimet! Arrestohet në kufi kryetari i të

TIRANË– Kryetari i të përndjekurve politikë të Mirditës, Kol Nikolli është arrestuar në pikën kuftare të Hanit të Hotit. Ai u vu në pranga teksa po tentonte të kalonte kufirin për të shkuar drejt Italisë, përmes aeroportit të Podgoricës. Nikolli ishte në kërkim pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arrest në lidhje me protestën e zhvilluar në muajin mars për rritjen e çmimeve, ku u bllokuar edhe Rruga e Kombit në hyrje të Rrëshenit.

Në momentin e arrestimit, raportohet se Nikolli u habit duke pretenduar se nuk ka qënë fare në protestë. Për mediat ai është shprehur se nuk ka shkelur aspak ligjin pasi nuk ishte prezent në protestë. Po ashtu edhe deputeti Enkelejd Alibeaj ka kërkuar në emër të Partisë Demokratike lirimin e tij nga burgu. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Arrestimi i Kol Nikollit në kufi, Enkelejd Alibeaj: PD kërkon lirmin e menjëhershëm të tij

U arrestua në Han të Hotit!Kol Nikolli: Jam në furgon të policisë, unë s’kam shkelur ligjin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet kol nikolla kol nikolla proteste per rritjen e cmimeve arrestohet kol nikolla kol nikolla proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll