Aktualitet

Tjetër operacion! Sekuestrohen 1250 litra karburant pa faturë, arrestohet një person

11 Prill 2022, 10:05 Nga DOSJA
Tjetër operacion! Sekuestrohen 1250 litra karburant pa faturë,

ELBASAN– Një tjetër operacion policor është finalizuar në vend. Këtë radhë bëhet fjalë për sekuestrimin e 1250 litra karburant të cilat nuk kishin faturë doganore. Në pranga ka përfunduar një 53-vjeçar i cili kishte në pronësi një bar-restorant, brenda së cilit kisgte karburant që dyshohet se është futur kontrabandë në vendin tonë, duke i fshehur të ardhurat. Ai do të akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Diesel”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me hidrokarbure. Sekuestrohen 1250 litra karburant, pa faturë doganore. Vihet në pranga 1 shtetas. Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore për një shtetas që fuste hidrokarbure kontrabandë në vendin tonë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Diesel”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi: -Y. K., 53 vjeç, banues në fshatin Qukës, Prrenjas. Gjatë kontrollit në magazinën e subjektit (bar-restorant), në pronësi të këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1250 litra karburant, që dyshohen se janë futur kontrabandë, në vendin tonë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka futur kontrabandë sasi hidrokarburesh në vendin tonë, të cilat i ka depozituar në ambientet e subjektit të tij dhe më pas i ka tregtuar duke fshehur të ardhurat. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan policia elbasab elbasan policia elbasab

Sondazh

Poll