Aktualitet

U arrestua në Han të Hotit!Kol Nikolli: Jam në furgon të policisë, unë s’kam shkelur ligjin

11 Prill 2022, 10:36 Nga DOSJA
U arrestua në Han të Hotit!Kol Nikolli: Jam në furgon të

TIRANË– Kryetari i të përndjekurve politikë të Mirditës, Kol Nikolli ka folur për mediat pas arrestimit të tij në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Teksa ndodhej në furgonin e policisë, Nikolli tha për Reporttv se e kanë ndaluar për shkak të protestës së 9 Marsit, që sipas tij nuk ishte prezent. Më tej ai thotë se nuk ka shkelur aspak ligjin. 

‘Po jam në furgon të policisë. Isha nisur për në Itali dhe kur arrita në kufi me ndaluan për arsye të marrjes në protestën e 9 marsit. Unë nuk kam qenë prezent fare në atë protestë. Më thanë se mbi mua rëndojnë 4 akuza, organizimi në protestë, kundërshtim i forcave të rendit, pjesëmarrje në protestë. Unë nuk kam qenë fare prezent në protestë. Unë nuk kam pasur asnjëlloj komunikimi. Është e qëllimshme, nga punonjësit e policisë, pasi unë nuk kam shkelur asnjë lloj rrethane. Nuk kam qenë asnjëherë i ndaluar, pasi nuk e shkel ligjin. Jam njëkohësisht edhe drejtues i degës së PD-së. Me sfond politik. Protesta ka qenë shumë e drejtë.’- tha Nikolli.

Kryetari i të përndjekurve politikë të Mirditës, Kol Nikolli u arrestua sot në pikën kuftare të Hanit të Hotit. Ai u vu në pranga teksa po tentonte të kalonte kufirin për të shkuar drejt Italisë, përmes aeroportit të Podgoricës.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kol nikolli kol nikolli

Sondazh

Poll