Aktualitet

Punime te mbikalimi i Tegu-ut! Devijohet rruga Tiranë-Elbasan për 1 javë, si bëhet lëvizja

11 Prill 2022, 11:29 Nga DOSJA
Punime te mbikalimi i Tegu-ut! Devijohet rruga Tiranë-Elbasan për 1

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të ketë devijim të rrugës Tiranë-Elbasan për një javë. Në njoftimin e bërë publik, ARRSH bën të ditur se do të nisë ndërhyrja për projektin ‘Ndërtim Rruga Mbikalimi TEG dhe Rrugët Lidhëse të tij”. Punimet do të realizohen gjatë natës, ndërsa gjatë ditës do të hapet përsëri qarkullimi në rreth.

Në datat 15 deri në 22 prill për intervalin kohor nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Mjetet që do të vijnë nga Elbasani do të lejohen që të kalojnë në rrugën pas “TEG-ut” ndërsa ata që vijnë nga Unaza Lindore do të lejohen vetëm të kthehen djathtas në drejtim të Tiranës.Mjetet e vogla që do të vijnë nga Tirana do të kthehen në mbikalimin “Mjull Bathore”.Mjetet e rënda e të gjata, si trajlera e maune, do të parkohen në segmentin “Mjull Bathore-TEG” (Unaza) dhe do të lejohen të kalojnë në rrethrrotullim gjatë një intervali kohe të caktuar, i cili do të caktohet nga punonjësit e orientimit të trafikut gjatë natës

NJOFTIMI I ARRSH:

Në vijim të punimeve për zbatimin e projektit “Ndërtim Rruga Mbikalimi TEG dhe Rrugët Lidhëse të tij” ju bëjmë me dije se kemi arritur në fazën për të realizuar punimet në Rrethrrotullim, në Km 0+225 deri Km 0+375 të rrugës Kryesore dhe deri në profilin 4 të Unazës Lindore. Punimet në Rrethrrotullim do të fillojnë sapo të mbarojë asfaltimi i Rampave 1 dhe 2, hyrëse dhe dalëse në rreth, si dhe pajisja e tyre me sinjalistikën e nevojshme vertikale dhe horizontale bashkë me barrierat mbrojtëse metalike. Ky proces do të zgjasë për një javë dhe punimet do të realizohen gjatë natës, ndërsa gjatë ditës do të hapet përsëri qarkullimi në rreth. Për të realizuar punimet në Rrethrrotullim duhet që të devijojmë trafikun në datat ??.??.????-??.??.???? për intervalin kohor nga ora ??:?? deri në orën ??:?? të mëngjesit. Mjetet që do të vijnë nga Elbasani do të lejohen që të kalojnë në rrugën pas “TEG-ut” ndërsa ata që vijnë nga Unaza Lindore do të lejohen vetëm të kthehen djathtas në drejtim të Tiranës.Mjetet e vogla që do të vijnë nga Tirana do të kthehen në mbikalimin “Mjull Bathore”.Mjetet e rënda e të gjata, si trajlera e maune, do të parkohen në segmentin “Mjull Bathore-TEG” (Unaza) dhe do të lejohen të kalojnë në rrethrrotullim gjatë një intervali kohe të caktuar, i cili do të caktohet nga punonjësit e orientimit të trafikut gjatë natës.Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në lidhje me devijimin e qarkullimit të mjeteve sipas planit të menaxhimit bashkëlidhur dhe intervalit kohor përmendur më sipër.

(A.B).Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mbikalimi i tegut punime ne tirane mbikalimi i tegut punime ne tirane

Sondazh

Poll