Aktualitet

Dyshohet e qëllimshme! Digjet makina e kryeplakut të Vermoshit të Malësinë e Madhe

11 Prill 2022, 08:52 Nga DOSJA
Dyshohet e qëllimshme! Digjet makina e kryeplakut të Vermoshit të

MALËSI E MADHE- Makina e kryeplakut të Vermoshit në Malësinë e Madhe, Prek Vata është djegur. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë pasditës të së dielës, në qendër të fshatit. Makina tip “Fuoristradë” është shkrumbuar plotësisht nga flakët e zjarrit. Vetë kryeplaku Vata, rreth 70-vjeç, thotë se djegia e mjetit ka qenë e qëllimshme. Kjo pasi, sipas tij, autori i kësaj ngjarje ka thyer fillimisht xhamat e makinës dhe më pas ka hedhur benzinë në automjet. Një nga pistat e cila po hetohet është dhe dëshmia që Vata dha në vitin 2021 për uljen misterioze të avionit në Vermosh. 

Specialistët e policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, për të zbuluar më shumë rreth shkaqeve të kësaj ngjarje.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Sot i shkrumbuan mjetin! Kryeplaku i Vermoshit dëshmoi për rrëzimin e avionit në 2021-in

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina digjet makina e prek vata prek vata digjet makina digjet makina e prek vata prek vata

Sondazh

Poll