Sport

Porto ruan epërsinë ndaj Sporting, edhe një hap tjetër drejt titullit…

11 Prill 2022, 04:32 Nga DOSJA
Porto ruan epërsinë ndaj Sporting, edhe një hap tjetër drejt

PORTUGALI – Edhe nëse vuajti në fushën e Victoria Guimaraes, kampionët në fuqi të Portos arritën edhe një tjetër sukses të çmuar 1-0 këtë të diel në javën e 29-të.

Me këtë rezultat ata u ngjitën në kuotën e 79 pikëve, duke ruajtur një epërsi prej gjashtë pikësh në krye të kampionatit portugez ndaj nënkampionëve të Sporting.

Lojtari i kombëtares iraniane Mehdi Taremi, në minutën e 36-të realizoi penalltinë fituese në pjesën e parë, por humbi një tjetër pas pushimit.

Me 15 gola të shënuar, ai është shumë prapa Darwin Nunez që kryeson listën e golashënuesve me 24 gola.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport skuadra e grêmios e porto alegres sportingu i lisbonës trajneri i portos skuadra e grêmios e porto alegres sportingu i lisbonës trajneri i portos

Sondazh

Poll