Aktualitet

Arrestimet për korrupsion dhe ryshfet në Morinë, zëvendësohen 31 policë

11 Prill 2022, 09:19 Nga DOSJA
Arrestimet për korrupsion dhe ryshfet në Morinë,

KUKËS– Në pikën e përbashkët kufitare të Morinës është kthyer normaliteti, ndonëse struktura e policisë kufitare u ‘shkri’ pas arrestimeve për korrupsion dhe shpërdorim detyre. E gjithë struktura policore e kësaj pike, është zëvendësuar e po vijon punën normalisht. Raportohet se janë zëvendësuar të 31-të policët që u vunë në pranga. E njëjta situatë është edhe me policinë kufitare të Kosovës.

Procesi i punës si dhe i hyrjes apo daljes se mjeteve e qytetarëve në dy anët e kufirit është sipas procedurave dhe nuk janë vërejtur probleme apo vonesa të pajustifikuara në kufi.

Policët e arrestuar në Kukës, të akuzuar për korrupsion në Shqipëri dhe Kosovë për muaj të tërë u kanë mundësuar dhjetëra qytetarëve kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, madje kalonin edhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk i regjistronin fare në sistemin TIMS, por vetë merrnin si fitim deri në 8000 euro në ditë. 312 raste korrupsioni janë kryer nga 32 policë të doganës e Morinit në Kukës. Nga operacioni i përbashkët i autoriteteve policore të Shqipërisë dhe Kosovës. Ky ishte operacioni i dytë që zhvillohet për të njëjtin qëllim. Operacioni ‘Pika 1’ u finalizua më 14 mars, ku 48 zyrtarë policorë u ndaluan pasi dyshoheshin për “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

(a,b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni pika 2 operacioni pika 2

Sondazh

Poll