Aktualitet

Ishte nisur për të takuar të fejuarën, shqiptari humb jetën në aksident në Itali (DETAJE)

11 Prill 2022, 07:48 Nga DOSJA
Ishte nisur për të takuar të fejuarën, shqiptari humb

ITALI-Lorenc Beqari ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Itali. 45-vjeçari shqiptar, po udhëtonte mbrëmjen e së shtunës me mjetin e tij ‘Alfa Romeo’ në Via Ravegnana.  Mediat italiane raportojnë se ai po udhëtonte drejt Forli për të takuar të dashurën e tij. 

Prej 1 viti e gjysmë ai ishte i fejuar me Sandra Tampieri, një personazh i njohur televiziv në shtetin fqinj. Vetë Sandra Tampieri ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit për ndarjen nga jeta të 45-vjeçarit shqiptar.

“I dashuri im vdiq në një aksident me makinë teksa po vinte nga Ravenna në Forli. Ai nuk po më përgjigjej në telefon, mora makinën dhe shkova në Ravegnana. Policia kishte bllokuar rrugën dhe unë nuk kisha një parandjenjë të keqe. Lorenzo im kishte vdekur, njeriu me të cilin kisha jetuar vitin më të bukur të jetës sime, atë që e doja më shumë se veten time. Kur mësova lajmin, më dërguan në spital dhe shkova takova prindërit e tij sepse për mua do të mbeten familja ime e vërtetë”, ka shkruar ndër të tjera Sandra Tampieri.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë moti i keq. Dinamika e fakteve po shqyrtohet nga agjentët e Departamentit të Aksidenteve të Policisë Lokale të Forlit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Biznesmeni vdiq në aksident në Itali, i vëllai: Erdhëm me varkë nga Shqipëria në vitin ‘91

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet itali lorenc beqari sandra tampieri vdes shqiptari ne itali itali lorenc beqari sandra tampieri vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll