Sport

Barazimi me City-n, Jurgen Klopp komenton ndeshjen; Ishte si një duel boksi

10 Prill 2022, 19:49 Nga DOSJA
Barazimi me City-n, Jurgen Klopp komenton ndeshjen; Ishte si një duel boksi

ANGLI– Finalja e parakohshme e kampionatit anglez, mes Manchester City-t dhe Liverpoolit në “Etihad Stadium” përfundoi me shifrat 2-2. Një ndeshje që u ngjit menjëherë në nivelin e pritshmërive, duke prodhuar plot 4 gola, raste të panumërta dhe ritëm të jashtëzakonshëm. Në përfundim të ndeshjes foli trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp. Gjermani deklaroi se ishte një ndeshje me intensitet të lartë dhe dukej si një duel boksi.

“Ishte si një ndeshje boksi. Ndodhesh poshtë për një moment dhe merr një tronditje. Humbëm një mundësi të madhe, megjithatë janë ende dhe shumë ndeshje përpara. Ishte një ndeshje e bukur dhe një rezultat të cilin duhet ta pranojnë dhe me të cilin duhet të jetojmë. Ishte një ndeshje e egër, intensiteti i sfidës ishte i çmendur”, theksoi Klopp.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kloop liverpool manchester city kloop liverpool manchester city

Sondazh

Poll