Sport

Tifozët e fërshëllejnë pas gafës, portieri i ardhshëm i Interit shpërthen; Nuk më plas…

10 Prill 2022, 19:40 Nga DOSJA
Tifozët e fërshëllejnë pas gafës, portieri i

HOLANDË– Andre Onana është kthyer në fushën e lojës pas një periudhe të gjatë jashtë saj si pasojë e pezullimit për doping. Por paraqitja e portierit të Ajax, i cili pritet t’i bashkohet Interit në verë, po lë shumë për të dëshiruar me gafa të njëpasnjëshme. Në ndeshjen ndaj Sparta Rotterdam, ai ka bërë përsëri disa gabime, një prej të cilëve solli edhe golin e miqve ne fitoren 2-1. Kjo ka sjellë fërshëllima nga tifozët e tij të cilët e kanë kritikuar ashpër gjatë gjithë sfidës.

Një situatë që nuk i ka pëlqyer Onana i cili i është kundërpërgjigjur në mënyrë të ndezur para kamerave pas sfidës.”Nuk ndikohem nga vërshëllimat e tyre, nuk më intereson. Mund të këndojnë, të qajnë, të bëjnë atë që duan. Mua nuk me plas t***.

 

Een open André Onana na de wedstrijd van Sparta.

“Ze kunnen zingen, ze kunnen huilen. Het boeit mij niet.” pic.twitter.com/mekHtSZd2k

— ESPN NL (@ESPNnl) April 9, 2022

A më vërshëllejnë pasi do të largohem? Nuk ia kam idenë, pyesni ata. Nuk jam në formën më të mirë në këtë moment, kjo është e vërtetë! Por ka kohë që nuk kam luajtur! Nëse ata janë të inatosur është problemi i tyre, nëse janë të trishtuar është problemi i tyre. Kjo është mënyra se si jam bërë ky që jam. Kjo është jeta ime, të më lejojnë që të shkruaj vetë historinë time”, tha Onana pas duelit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ajax andre onana inter ajax andre onana inter

Sondazh

Poll