Sport

Policia nis hetimet ndaj CR7, mamaja e tifozit të Everton; Është autik, i prishi ditën

10 Prill 2022, 18:02 Nga DOSJA

ANGLI– Manchester United humbi ndaj Everton me shifrat 1-0 në Goodison Park. Pavarësisht aktivizimit nga minuta e parë e Cristiano Ronaldos, sulmuesi portugez nuk ia doli të nxirrte nga telashet skuadrën, përkundrazi, lojtari ka humbur kontrollin kur po i drejtohej dhomave të zhveshjes ka shkatërruar celularin e një tifozi të Everton.

Shtypi anglez, mëngjesin e së dielës, është kthyer mbi atë që ka ndodhur, duke zbuluar se policia e Merseyside ka hapur një hetim ndaj CR7, i cili ka kërkuar falje në rrjetet sociale dhe ka ftuar të riun për të ndjekur një ndeshje në Old Trafford. Një ftesë që është refuzuar nga mamaja e 14-vjeçarit, e cila ka rrëfyer për Liverpool Echo atë që ka ndodhur:

“Lojtarët e Manchester United po ktheheshin në dhomat e zhveshjes. Ishim në Park End, pikërisht afër tunelit dhe djali im po bënte një video”, ka thënë gruaja. “Në një moment e ka ulur telefonin sepse Ronaldo ka ulur çorapen dhe këmba e tij ishte e gjakosur. Ai e ka ulur telefonin për të parë çfarë kishte ndodhur. Ronaldo ishte shumë i zemëruar dhe e ka përplasur në tokë telefonin. Më pas ka vazhduar të ecë. Është akoma shenja në dorën e djalit. Jake ishte i tronditur.

Është autik, kështu që nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur me të vërtetë deri kur është kthyer në shtëpi. Është shumë i tronditur, nuk do ta çoj më të shikojë një ndeshje. Kjo ishte hera e tij e parë në një stadium, ka qenë një ditë fantastike deri në sekondat e fundit, kur Ronaldo ka prishur gjithçka”, ka përfunduar gruaja.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport manchester united ronaldo manchester united ronaldo

Sondazh

Poll