Sport

Humbën derbin/ Klubi rrezikon të bie nga kategoria, tifozët u heqin fanellat lojtarëve

10 Prill 2022, 19:02 Nga DOSJA
Humbën derbin/ Klubi rrezikon të bie nga kategoria, tifozët u

GJERMANI- Hertha e Berlin po jeton sezonin më të keq në histori. Blutë humbën me shifrat 1-4 në derbi ndaj Union Berlin dhe tani kur kanë mbetur vetëm pesë javë deri në fund të sezonit, e sheh veten në vendin e parafundit, me 26 pikë të grumbulluara në 29 javë.

Rreziku i rënies është rritur ndjeshëm te berlinezët, teksa tifozët reaguan shumë ashpër pas humbjes në derbi, duke u kërkuar lojtarëve të heqin fanellat e Herthës, pasi nuk meritojnë t’i mbajnë veshur ato.

Në përfundim të ndeshjes tifozët e skuadrës vërshëllyen gjatë lojtarët dhe disa prej tyre zbritën për të diskutuar me futbollistët për momentin negativ që po kalojnë, teksa nuk mungoi as tentativa për t’u hequr fanellat.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport hertha berlin union berlin hertha berlin union berlin

Sondazh

Poll