Sport

Peshëngritje/ Calja-Qerimaj ‘kokë më kokë’ në peshën 81 kg. Fiton Briken Calja…

10 Prill 2022, 15:50 Nga DOSJA

TIRANE Kampioni i botës Briken Calja ka mposhtur Erkand Qerimaj në peshën deri 81 kg. gjatë garave të kampionatit kombëtar të peshëngritjes, sot në palestrën e këtij sporti në Tiranë.

Në peshës deri 81 kg, ku konkurruan këta dy kampionë të shquar ‘kokë më kokë’ në stilin e shkëputjes fitoi Qerimaj, i cili ngriti 154 kg, kundrejt 150 kg të ngritura nga Calja.

Në stilin e shtytjes ndryshuan pozicionet. Briken Calja ngriti 190 kg në proven e dytë të garës, ndërsa Erkand Qerimaj fillimisht ngriti 180 kg, duke e mbyllur konkurrimin me provën e dytë me 184 kg.

Në përfundim, fitues dhe kampion i Shqipërisë në peshën deri 81 kg., u shpall Briken Calja, i cili në dy garësh ngriti peshën 340 kg, kurse Erkand Qerimaj u rendit në vendin e dytë me 338 kg.

Në këto gara të kampionatit kombëtar të peshëngritjes për të rritur konkurruan 120 sportistë, ku natyrisht u shpallën edhe kampionët sipas peshave.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport briken calja konfirmohet kampion i botës erkand qerimaj kampioni briken calja briken calja konfirmohet kampion i botës erkand qerimaj kampioni briken calja

Sondazh

Poll