Sport

Formula 1/ Leclerc dy “bingo” nga tri gara! Perez dhe Russell në podium…

10 Prill 2022, 08:19 Nga DOSJA

AUSTRALI – Me një kryevepër gare, Charles Leclerc dominon Grand Prix të Australisë, duke shënuar fitoren e dytë të sezonit përballë Sergio Perez dhe George Russell.

Gara e tretë e sezonit, u dominuar tërësisht nga monegasku, i cili u lehtësua edhe nga tërheqja në xhiron e 39-të e Max Verstappen, për shkak të një problemi me motorin e makinës së tij Red Bull.

Për Leclerc pati edhe pikë-bonusi për xhiron më të shpejtë në garë. E vetmja mungesë e triumfit të plotë të Ferrarit ishte tërheqja e Carlos Sainz në xhiron e dytë.

Vendi i katërt në vijën e finishit ishte për Lewis Hamilton, përpara Norris dhe Ricciardo me McLaren. Esteban Ocon, Valtteri Bottas, Pierre Gasly dhe Alexander Albon u renditën në vendin e shtatë deri në vendin e dhjetë në këtë garë të GP Australisë.

Në renditjen për pilotë në kampionatin botëror, Charles Leclerc kryeson me 71 pikë përballë befasuesit Russell (37), bashkëpilotit Sainz (33), i cili mbeti pa pikë sot. Perez është i katërti me 30 para dy ish-kampionëve me 28 pikë për Hamilton, 25 për Verstappen.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport charles leclerc ka qenë gjithmonë një profesionist ferrarin e charles leclerc grand prix të australisë holandez max verstappen të red bull charles leclerc ka qenë gjithmonë një profesionist ferrarin e charles leclerc grand prix të australisë holandez max verstappen të red bull

Sondazh

Poll