Sport

PSG mposht Clermontin, falë “hat-trick” të Mbappé dhe Neymar…

10 Prill 2022, 06:42 Nga DOSJA
PSG mposht Clermontin, falë “hat-trick” të Mbappé

FRANCE PSG-ja, e cila ka pësuar katër disfata jashtë fushe në të gjitha garat (Nantes, Nice, Real Madrid dhe Monaco), rifilloi me lehtësi në transfertë, duke dominuar Clermont (6-1), mbrëmjen e së shtunës, në kuadër të javës së 31-të të Ligue 1.

Një sukses dërrmues, i cili më në fund, tregoi vlerat e treshes Mbappé-Neymar-Messi në fushë. Të pushtuar nga dallgët pariziene, në minutën e 6-të, Lionel Messi gjen në zonë Neymar, i cili hapi rezultatin, duke shënuar golin e pare të ndeshjes.

Gol i dytë vjen me Mbappe, i shërbyer po me mjeshtëri nga Messi në minutën e 19-të. Duke përfituar nga një relaksim parizian para pushimit, Dossou (42’) me guxim ngushtoi rezultatin në 1-2.

Pjesa e dytë ishte e gjitha për parizienët, ku shkëlqyen Neymar dhe Mbappe, të cilët realizuan edhe nga dy gola të tjerë, ku “magjistari” Leo Messi diti t’i gjente dhe t’i ushqente me topa që kishin nevojë të shtyheshin në rrjetë.

Neymar (71’) me penallti, Mbappe dy here (74’ dhe 80’), si dhe sërish Neymar (83’) do të ishin autorë golash dhe do të fiksonin fitoren e thellë 6-1 ndaj Clermont. Mbappé e mbylli ndeshjen me shiritin e kapitenit, pas daljeve të Presnel Kimpembe (78’) dhe Marco Verratti (84’).

Me ‘hat-trickun” e golave në këtë ndeshje, Mbappe merr epërsinë në tabelën e golashënuesve të Ligue 1, duke e çuar numrin në 20, duke kaluar Ben Yedder (18).  Kur kanë mbetur edhe shtatë javë, skuadra e Pochettino shkon në +15 pikë në dyshja që e ndjek Rennes dhe Marseille.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport argjentinasi lionel messi brazilianin neymar drejtori sportiv i psg -së e ardhmja e kylian mbappé trajnerin argjentinas të psg-së argjentinasi lionel messi brazilianin neymar drejtori sportiv i psg -së e ardhmja e kylian mbappé trajnerin argjentinas të psg-së

Sondazh

Poll