Sport

VD/ Nagelsmann: “Në këtë pikë të sezonit duhet të fitojmë, jo të shkëlqejmë”

10 Prill 2022, 05:52 Nga DOSJA
VD/ Nagelsmann: “Në këtë pikë të sezonit duhet

GJERMANI – Në ndeshjen e javës së 29-të të Bundesligës, Bayern Munich mori një fitore minimale ndaj Augsburg, ku i zakonshmi Robert Lewandowski i jep 3 pikët skuadrës bavareze.

Një fitore shumë e rëndësishme për ta që shkojnë +9 pikë nga ndjekësi më i afërt i tyre që është Borussia Dortmund.

Gjithsesi, trajneri bavarez Julian Nagelsmann e analizon fitoren e skuadrës së tij: “Në këtë pikë të sezonit nuk duhet të shkëlqesh, por duhet të fitosh. Sot ishte një ndeshje që duhej ta bënim.

Ne bëmë zëvendësime të shkëlqyera, Sabitzer dhe Coman na bënë të fitojmë ndeshjen falë guximit të tyre, pasi hynë në fushë. Sabitzer në veçanti luajti një lojë shumë të mirë.

Sané? Më pëlqen shumë Leroy, si njeri dhe si lojtar. Të gjithë e dinë se ai ka cilësi të pabesueshme. Kaq mjafton, nuk i kanë shkuar shumë mire gjërat kohët e fundit. Nuk e di saktësisht pse. Ai ka pasur ulje-ngritje gjatë karrierës së tij, por ka mbështetjen time të plotë.”


B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport administratorin e bayern munichut bayern munich suprizon tifozët trajner i bayern munich administratorin e bayern munichut bayern munich suprizon tifozët trajner i bayern munich

Sondazh

Poll