Bota

Guvernatori i Luhansk: Forcat ruse goditën rezervuarin e acidit nitrik, nuk ka rrezik

9 Prill 2022, 16:55 Nga DOSJA
Guvernatori i Luhansk: Forcat ruse goditën rezervuarin e acidit nitrik, nuk

UKRAINË– Forcat ruse kanë goditur një rezervuar magazinimi që mbante “mbetje” të acidit nitrik, duke ngritur një shtëllungë tymi që ai tha se nuk ishte një kërcënim për popullsinë lokale, sipas kreut të administratës ushtarake rajonale të Luhanskut të Ukrainës, Serhii Haidai.

Kishte disa mbetje të acidit nitrik, rreth tre tonë. Popullsia lokale nuk është nën kërcënim, pasi zona e goditjes rreth rezervuarit të acidit nuk është më shumë se 550 metra. Falë Zotit, nuk kishte mbetur aq shumë acid,” – tha ai në komentet televizive.

Një video e postuar në kanalin zyrtar Telegram të Haidait tregoi një shtëllungë portokalli në qiell nga vendi i granatimeve. Haidai raportoi gjithashtu bombardime të rënda ruse të komuniteteve të Rubizhne, Popasna dhe Hirske.

Ne kemi ndryshuar stacionet hekurudhore për evakuim, nuk do t’i përmend ato, por i kemi ndryshuar dhe evakuimi është në vazhdim”, tha ai.

Autoritetet ukrainase po vazhdonin evakuimet e civilëve, një ditë pas një sulmi me raketa ruse në një stacon treni ku civilët ukrainas ishin mbledhur për t’u evakuuar nga rajoni lindor i Donbasit, shtoi ai.

Është e vështirë të thuhet se sa njerëz janë ende duke qëndruar, sepse ka granatime të vazhdueshme dhe njerëzit fshihen në strehimore. Por në total, vetëm 30% e popullsisë së të gjithë rajonit ka mbetur.”- përfundoi Haidai.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/ Dëme të konsiderueshme pas sulmit rus në bazën ajrore, hapen10 korridore humanitare

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi serhii haidai lufta ukraine-rusi serhii haidai

Sondazh

Poll