Bota

“Portreti familjar”, Putin në krahët e Hitlerit dhe Stalinit, foto në metronë e Kievit

9 Prill 2022, 15:49 Nga DOSJA
“Portreti familjar”, Putin në krahët e Hitlerit dhe

UKRAINË- Një poster i çuditshëm i Vladimir Putinit është shfaqur në metronë e Kievit, i cili tregon qartë se çfarë mendojnë qytetarët ukrainas për njeriun që inicioi pushtimin e vendit të tyre.

Në pamje të parë, posteri duket si një foto e vjetër, bardh e zi e familjes viktoriane. Kokat e liderit nazist Adolf Hitler dhe diktatorit sovjetik Joseph Stalin u fotoshopuan në trupat e dy prindërve. Koka e presidentit rus është fotoshopuar në trupin e foshnjës që mbajnë në duar.

Krahasimet e Putinit me Stalinin dhe Hitlerin, të cilët historia i kujton si disa nga keqbërësit më të mëdhenj, janë shfaqur në media dhe në rrjetet sociale që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës.

Krahasimet mes Putinit dhe Hitlerit filluan gjatë luftës në Gjeorgji në vitin 2008, vazhduan gjatë aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe janë bërë të nxehta javët e fundit.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/ Dëme të konsiderueshme pas sulmit rus në bazën ajrore, hapen10 korridore humanitare

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vladimir putin lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll