Bota

“Pika2″/Gjykata e Prishtinës lë në burg 12 prej 26 të arrestuarve, 14 në arrest shtëpie

9 Prill 2022, 16:16 Nga DOSJA
“Pika2″/Gjykata e Prishtinës lë në burg 12 prej 26

KOSOVË– Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka vendosur caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.K, B.H, B.P, B.S, D.Z, F.H, I.I, I.S, N.S, R.K, S.K, S.P, SH.A dhe Z.P, nën akuzën për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe “Marrja e ryshfetit”.

Kërkesa e prokurorit të shteti për arrest me burg ndaj të pandehurve A.K, B.H, B.P, B.S, D.Z, F.H, I.I, I.S, N.S, R.K, S.K, S.P, SH.A dhe Z.P është refuzuar dhe gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji për secilin.

Të pandehurve iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në bazë të nenit 183 lidhur me nenin 187 par.1 nën paragrafi 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK. Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se dje gjatë aksionit “Pika 2” janë arrestuar 26 zyrtarë të policisë, prej tyre dy rreshter , aksion që u zhvillua në pikën kufitare në Vërmicë në bashkëpunim me autoritetet shqiptare ku janë arrestuar 34 zyrtarë policorë në pikën Kufitarë në Morinë, pikë kjo nga e cila udhëtarët kalojnë në pikën kufitare në Vërmicë.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni arrestohet policet ne kosove operacioni pika 2 arrestohet policet ne kosove operacioni pika 2

Sondazh

Poll