Bota

Johnson mbërrin në Kiev, takohet me Zelensky-n: Mirë se erdhe miku im

9 Prill 2022, 16:50 Nga DOSJA
Johnson mbërrin në Kiev, takohet me Zelensky-n: Mirë se erdhe

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mirëpriti kryeministrin britanik Boris Johnson në kryeqytetin ukrainas Kiev të shtunën. CNN shkruan se gjatë vizitës së Johnson në Kiev, Zelensky ka thënë se ai është një nga kundërshtarët më të mëdhenj të pushtimit.

“Johnson është një nga kundërshtarët më parimorë të pushtimit rus, një lider në presionin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe mbështetjen e mbrojtjes për Ukrainën. Mirë se erdhe në Kiev, miku im!”, i ka thënë Zelensky kryeministrit.

Shërbimi i shtypit publikoi edhe disa foto nga vizita e paparalajmëruar ku shihen dy liderët duke zhvilluar një takim.

Johnson gjithashtu postoi në Twitter për takimin të shtunën, duke thënë se takimi me Zelensky në Kiev ishte një shfaqje e mbështetjes së palëkundur për popullin e Ukrainës.

“Ne po përgatisim një paketë të re ndihme financiare dhe ushtarake, e cila është një testament i angazhimit tonë ndaj luftës së vendit të tij kundër fushatës barbare të Rusisë,” tha Johnson.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/ Dëme të konsiderueshme pas sulmit rus në bazën ajrore, hapen10 korridore humanitare

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky boris johnson lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll