Bota

“Rusia të hetohet për krime lufte”, kancelari austriak kërkon më shumë sanksione

9 Prill 2022, 15:56 Nga DOSJA
“Rusia të hetohet për krime lufte”, kancelari austriak

UKRAINË– Kancelari i Austrisë Karl Nehammer tha të shtunën se vendi i tij është neutral ushtarak, por ne e kuptojmë se duhet të ndihmojmë aty ku ndodhin padrejtësitë dhe krimet e luftës.

Austria mbështet sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe blloku është gati të zbatojë më shumë sanksione, tha Nehammar në një konferencë të përbashkët shtypi të shtunën në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Nehammer do të vizitojë qytetin Bucha të shtunën, të cilin ai e quajti një vend i krimeve të luftës.

Ne duhet t’i bëjmë të njohura OKB-së ato krime lufte dhe drejtësia ndërkombëtare duhet të fillojë hetimin dhe luftimin e këtyre krimeve,” tha ai.

Zelensky e falënderoi për mbështetjen që Ukraina ka marrë deri më tani dhe përsëriti thirrjen e tij për më shumë sanksione ndaj Rusisë.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/ Dëme të konsiderueshme pas sulmit rus në bazën ajrore, hapen10 korridore humanitare

(d.a/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota karl nehammer lufta ukraine-rusi karl nehammer lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll