Bota

Ushtria ukrainase pretendon se ka gjetur ushtarakë rusë të vdekur në një varr masiv

9 Prill 2022, 16:47 Nga DOSJA
Ushtria ukrainase pretendon se ka gjetur ushtarakë rusë të vdekur

UKRAINËZyra e Komunikimeve Strategjike e Ushtrisë ukrainase postoi një foto të shtunën që pretendon se tregon ushtarakët e vdekur rusë të lënë pas në një varr të përbashkët pas luftimeve në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës.

“Miti është se rusët nuk i lënë të vdekurit e tyre. Gjatë pastrimit të vendbanimit Vilkhivka, një varr i përbashkët i pushtuesve u zbulua nga ushtarët e Brigadës 92 të Mekanizuar pranë Kharkiv,“-thuhej në deklaratë.

Deklarata pretendonte se ushtarët e Brigadës 92 të dhe vullnetarët pranë Kharkiv shkatërruan dy grupe taktike të batalioneve ruse më 30 mars.  Luftimet kanë vazhduar në rajonin e qytetit verilindor të Kharkiv.

Po granatohej praktikisht gjatë gjithë ditës dhe një ofensivë ruse pritej në rajonin e Kharkiv, nga drejtimi i Izium,” tha Vadym Denysenko, një këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës.

Ai shtoi se  tashmë është e kuptueshme se forcat ruse po tentojnë të shkojnë në Donbas në rajonin e Donestkut.

Rusët vazhdojnë të ndërtojnë forcat në këtë drejtim, ne e kuptojmë se një nga detyrat kryesore të RF [forcave ruse] është të arrijnë Donbasin, rajonin e Donjeckut, ose të jemi më specifik Slovyansk dhe Kramatorsk nga ana e Izium. Pra, ky është një nga drejtimet më të vështira që nga sot.“- tha ai.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/ Dëme të konsiderueshme pas sulmit rus në bazën ajrore, hapen10 korridore humanitare

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vadym denysenko lufta ukraine-rusi vadym denysenko

Sondazh

Poll