Bota

BE-ja premton një miliard euro për Ukrainën dhe vendet që pranojnë refugjatë

9 Prill 2022, 14:50 Nga DOSJA
BE-ja premton një miliard euro për Ukrainën dhe vendet që

UKRAINË- BE-ja premtoi se do të japë një miliard euro për të mbështetur Ukrainën dhe vendet që pranojnë refugjatë që ikin nga lufta, ka konfirmuar Ursula von der Leyen.

Von der Leyen këtë deklaratë e dha gjatë një eventi që po mbahet në Varshavë të Polonisë për mbledhjen e fondeve për Ukrainën.

Gjashtëqind milionë prej tyre do të shkojnë në Ukrainë, tek autoritetet ukrainase dhe pjesërisht në Kombet e Bashkuara. 400 milionë euro do të shkojnë për shtetet e vijës së parë që po bëjnë një punë kaq të jashtëzakonshme dhe po ndihmojnë refugjatët që po vijnë”, tha ajo.

Presidentja e Komisionit të BE-së sapo është kthyer nga Ukraina ku vizitoi Buchën e shoqëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borell.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/ Dëme të konsiderueshme pas sulmit rus në bazën ajrore, hapen10 korridore humanitare

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota be 1 miliarde euro per ukrainen lufta ukraine-rusi ursula von der leyen be 1 miliarde euro per ukrainen lufta ukraine-rusi ursula von der leyen

Sondazh

Poll