Bota

Beteja e Koshares / Osmani: Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë ishte fitore

9 Prill 2022, 15:10 Nga DOSJA
Beteja e Koshares / Osmani: Thyerja e kufirit në mes të Kosovës

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 23-vjetorin e betejës së Kosharës e cila është një ndër betejat më të përgjakshme dhe më të suksesshme të Luftës së Kosovës.

Në një postim në Facebook Osmani shkruan se 9 prilli është ditë e veçantë në historinë e re të Kosovës dhe se vendosmëria për ta parë vendin të lirë dhe gatishmëria për të sakrifikuar gjithçka ishin më të fuqishme se çfarëdo arsenali ushtarak.

9 prilli është ditë e veçantë në historinë e re të Kosovës. Beteja e Koshares tregoi se pabarazia në armatim nuk është çelësi përcaktues i luftërave. Shpirti luftarak i vajzave e djemve të UÇK-së, vendosmëria për ta parë vendin të lirë dhe gatishmëria për të sakrifikuar gjithçka ishin më të fuqishme se çfarëdo arsenali ushtarak.”-shkroi Osmani.

Osmani vijoi duke thënë se beteja e Kosharës është një nga momentet më historike dhe të rëndësishme të Kosovës ku dëshmoi se liria nuk ka çmim.

“Sot, ne e përkujtojmë këtë betejë si njërën ndër momentet më krenare të historisë sonë të re. Ajo dëshmoi se liria nuk ka çmim dhe se vendosmëria për ta arritur atë dhe shpirti i një populli janë të pathyeshme. Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të vitit 1999, shënoi jo vetëm një fitore për vajzat e djemtë e UÇK-së, por edhe për gjithë popullin e Kosovës.”-shtoi Osmani.

Presidentija nuk la pa përmendur edhe dëshmorët e rënë në këtë betejë.

“Ne u falemi atyre, sakrificës së Agim Ramadanit, Sali Çekajt, Xhemajl Fetahut dhe mijëra dëshmorëve të tjerë që ranë për lirinë e Kosovës. Ata qëndrojnë në themele të lirisë dhe të shtetësisë sonë.I përjetshëm kujtimi për heronjtë e Koshares!”, vijoi presidentja.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni beteja e koshares vjosa osmani beteja e koshares vjosa osmani

Sondazh

Poll