Sport

Ia tallën për veshjen djalin e madh, Ronaldo i vërsulet keq ndjekësve në rrjetet sociale

9 Prill 2022, 13:00 Nga DOSJA
Ia tallën për veshjen djalin e madh, Ronaldo i vërsulet keq

ANGLI- Cristiano Ronaldo mbron djalin e tij në rrjetet sociale. Cristiano Jr u ​​kritikua nga disa persona për veshjen e treguar në një foto. 11-vjeçari bëri një foto me gjyshen e tij, ai shihet se ka veshur një xhup të markës “Nike”, çorape të markës “Adidas” dhe pantofla Adidas “Yeezy”.

Lojtari portugez është fytyra e kompanisë “Nike”, kjo është arsyeja pse veshja e djalit të tij bëri bujë. Ronaldo sigurisht që nuk i ka pëlqyer komentet dhe i është përgjigjur postimit, duke mbrojtur djalin e tij. 37-vjeçari shkroi: “Ai vesh çfarë të dojë, Jo ajo që dëshironi ju”. Kjo përgjigje e Cristiano Ronaldos ka më shumë se 10 mijë “like” dhe është duartrokitur nga fansat e sulmuesit të Manchester United.

Portugezi, siç raportohet në të kaluarën nga Spiegel bazuar në dokumentet e zbuluara nga Football Leaks, nënshkroi një kontratë sponsorizimi me Nike në 2016 me vlerë 162 milionë euro për 10 vjet. Kontrata e lojtarit parashikon një bonus shtesë prej 4 milionë eurosh nëse portugezi fiton çmime si Topi i Artë ose çmimi më i mirë i FIFA-s.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cristiano ronaldo manchester united cristiano ronaldo manchester united

Sondazh

Poll