Sport

Milan-Inter, duel edhe në merkato| Dy italianet duan të ‘padëshiruarin’ e Man.United

9 Prill 2022, 12:15 Nga DOSJA
Milan-Inter, duel edhe në merkato

ANGLI– Aventura e Juan Matës te Manchester United tashmë ka marrë fund. Kontrata e spanjollit me Djajtë e Kuq, skadon në qershor dhe nuk do të zgjatet. Fakti që lojtari do të transferohet me parametra zero ka hapur një betejë të vërtetë mes klubeve të ndryshme. Sipas raporteve nga ESPN, lojtari nuk ka në plan të tërhiqet dhe fizikisht ndihet mirë dhe është gati të luajë në pesë kampionatet më të forta në botë.

Pra, nuk do të përjashtohej zbarkimi në Itali, përkundrazi. Sipas asaj që raporton ESPN është hapur një derbi merkatoje mes Interit dhe Milanit për ta rrëmbyer spanjollin. Interesimi nuk mbaron këtu, sepse për Matën janë të interesuara edhe klube të tjera italiane, edhe nëse ato nuk janë ekspozuar.

Ndërkohë, mesfushori-sulmues spanjoll nuk ishte në gjendje të gjente shumë hapësirë këtë vit dhe ka grumbulluar vetëm 177 minuta të shpërndara në pesë ndeshje midis Champions League (3), “FA Cup” (1) dhe “Carabao Cup” (1).

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter mata milan inter mata milan

Sondazh

Poll