Sport

“Të kanë mbetur edhe 3 muaj”/ Tifozët e R.Madrid nuk e durojnë më, presin largimin e…

9 Prill 2022, 12:40 Nga DOSJA
“Të kanë mbetur edhe 3 muaj”/ Tifozët e R.Madrid nuk

SPANJË- Aventura e Gareth Bale në Madrid duket drejt fundit! Uellsiani e ka marrë vendimin e tij, ashtu si edhe Real Madrid. Pra, një gjë tashmë është e sigurt, që ish-futbollisti i Tottenham do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni.

32-vjeçarit i përfundon kontrata me madrilenët në korrik dhe tashmë siç dihet asnjëra palë nuk është e interesuar për ta vazhduar bashkëpunimin. Një situatë që i ka ardhur në majë të hundës edhe tifozëve. Sipas tyre, ai është po përfiton prej klubit dhe gazetarët në Spanjë e quajnë “parazit”.

Tifozët e Real Madridit treguan se mezi presin largimin e Bale para stërvitjes së skuadrës. U dëgjuan britma teksa Bale po vinte në klub: “Të kanë mbetur edhe tre muaj”, thërrisnin tifozët e Realit të Madridit të mbledhur para qendrës stërvitore.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bale real madrid bale real madrid

Sondazh

Poll