Sport

Guardiola trajner i Brazilit? Pep i habitur: “Nuk e di nga erdhi ky lajm”

9 Prill 2022, 09:17 Nga DOSJA
Guardiola trajner i Brazilit? Pep i habitur: “Nuk e di nga erdhi ky

ANGLI – Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, Pep Guardiola, i është përgjigjur paksa i befasuar pyetjes rreth mundësisë për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Brazilit.

“Këtu kam një kontratë, jam i lumtur. Nuk ka vend për aludime, më mirë do ta zgjatja kontratën edhe për 10 vjet, edhe pse nuk dua ta bëj një gjë të tillë. Tani nuk është koha për të folur për këto gjëra, nuk e di se nga erdhi ky lajm sinqerisht.”

Sakaq, në Brazil, mediat vendase e bëjnë gjë të mbaruar uljen e Pep Guardiolës në krye të pankinës së selecaos, pas Botërorit “Katar 2022” dhe largimit të trajnerit Tite.

Madje, sipas zërave nga Konfederata e Futbollit Brazilian (CFB), me ndryshimin e strukturave drejtuese, të gjithë janë gati t’i ofrojnë trajnerit spanjol një pagë prej afro 12 milionë eurosh në vit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport josep guardiola pep guardiolas për trajnerin pep guardiola josep guardiola pep guardiolas për trajnerin pep guardiola

Sondazh

Poll