Sport

Dani Alves: “Brazili do të fitojë në Katar. Nëse dështojmë? Do të vjedhim Kupën”

9 Prill 2022, 10:52 Nga DOSJA
Dani Alves: “Brazili do të fitojë në Katar. Nëse

SPANJE – Braziliani Dani Alves ka dhënë një intervistë shumë të gjatë për katalanasen “Sport”. Lojtari i Barcelonës ka folur edhe për Kupën e Botës në Katar, e cila mund të jetë sfida tij e madhe në karrierë.

“Jo e fundit, por është e rëndësishme për mua. Dua të jem në gjendje ta provoj përsëri… Do të përpiqem të fitoj të vetmin trofe që më mungon, edhe nëse është e qartë që edhe ka skuadra të tjera shumë të forta.

Ne do të bëjmë çfarë të kemi ne mundësi. Katari është një vend që më pëlqen shumë, kam qenë kampion bote me Barcelonën atje dhe ndoshta kjo është një shenjë. Mendoj se ne kemi një ekip të aftë për të garuar për titullin, pa dyshim. Kemi cilësi, është një brez që ndërthur përvojën dhe rininë. Do të kemi mundësi. Por së pari duhet ta meritoj thirrjen në kombëtare.”

A je i kënaqur që Messi të fitojë kupën, nëse Brazili dështon? “Jo, jo dhe jo. Nuk do t’i jap askujt këtë mundësi, dua të fitojë. Botërori duhet të jetë i yni. Do të bëjmë gjithçka për t’ia dalë, përndryshe do ta vjedhim trofeun (qesh),”- është shprehur mbrojtësi 38-vjeçar brazilian i Barcelonës, Dani Alves.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 38-vjeçari dani alves mbrojtësit të djathtë brazilian dani alves në prezantimin e dani alves 38-vjeçari dani alves mbrojtësit të djathtë brazilian dani alves në prezantimin e dani alves

Sondazh

Poll