Sport

Formula 1/ Leclerc në ‘qiellin e shtatë’: “Do të sulmoj menjëherë me kokën ulur”

9 Prill 2022, 10:12 Nga DOSJA

AUSTRALI – “Jam shumë i kënaqur me performancën time. Ndryshe nga Q1 dhe Q2, nuk kurseva asgjë në Q3, dhashë gjithçka! Nuk ishte e lehtë sepse kishim një problem që duhet të përpiqemi ta zgjidhim”. 

Kështu e shpjegon Charles Leclerc “polen” e tij të dytë të sezonit në fund të një kualifikimi, që e pa atë duke lënë pas pothuajse me tre të dhjetat Max Verstappen dhe një Red Bull, të destinuar të bëhej shumë kërcënues në fillimin e GP Australiane.

“Këtë vit jam më rehat se në të kaluarën, pasi po luftoj për pozitat e para, por në realitet ka qenë një proces linear rritjeje. Vitet e fundit gabimet e mia kanë rënë në sy shumë më tepër se bëmat e mia. Është për të ardhur keq, pasi ai “pol” nuk jep pikë për kampionatin.

Më vjen keq për Sainz, sepse ai ka qenë në një ritëm të mirë gjatë gjithë fundjavës. Sigurisht, do të kishte qenë më mirë të ishim të dy përpara për të luftuar kundër Red Bulls. Por unë do të përpiqem të shkoj në sulm menjëherë, për të krijuar një boshllëk dhe më pas të jem në gjendje të llogaris në më shumë opsione në aspektin strategjik”.

Por kënaqësia e Leclerc është kundërbalancuar, në skuderinë e kuqe, nga zhgënjimi i Sainz. Spanjolli ishte dyfish i pafat: fillimisht për flamurin e kuq të shkaktuar nga aksidenti i bashkatdhetarit të tij Alonso, më pas për një problem në ndezjen e F1-75 para fillimit të fundit kualifikues.

“Isha në garë për “pole”, si në dy GP-të e parë të këtij viti, por nuk pata fat me flamurin e kuq. Më pas patëm një problem me motorin dhe humba kohë të çmuar. Dy-tre minuta që më kushtuan shtrenjtë, sepse nuk arrita të bëja xhiron e dytë përgatitore dhe me problemet që kemi për të ngrohur gomat, sulmi në kohë ishte një fatkeqësi. Shkurt, gjithçka që mund të kishte ndodhur, ka ndodhur,”– shpreh Sainz pas garës.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport carlos sainz dhe charles leclerc carlos sainz i ferrarit charles leclerc ka qenë gjithmonë një profesionist ferrarin e charles leclerc carlos sainz dhe charles leclerc carlos sainz i ferrarit charles leclerc ka qenë gjithmonë një profesionist ferrarin e charles leclerc

Sondazh

Poll