Sport

Presidenti turk tregohet bujar me tifozët besnikë, në fund të sezonit pushime në Antalia

9 Prill 2022, 11:58 Nga DOSJA
Presidenti turk tregohet bujar me tifozët besnikë, në fund

ANGLI– Presidenti i klubit të Hull City, ka vendosur t’u dhurojë 500 tifozëve pushime gjithëpërfshirëse në Turqi. Acun Ilıcalı njoftoi se udhëtimi do të jetë në fund të sezonit. Skuadra aktualisht ndodhet në vendin e 20-të në renditje dhe duket se do të qëndrojë në Championship edhe për të paktën një vit.

Në orët e fundit, presidenti i Hull City mori pjesë në një event tifozësh në Angli dhe u tha tifozëve se do të paguajë pushimet tifozëve në Antalia të Turqisë. Tifozët që kanë marrë pjesë në më shumë ndeshje do të kenë përparësi, por do të ketë edhe një lotari dhe një ngjarje bamirësie ku tifozët me fat mund të fitojnë një udhëtim të paguar nga Acun Ilıcalı.

Ilıcalı zbuloi gjithashtu se Hull City do të udhëtojë në Turqi për një turne parasezonal. Skuadra do të luajë tre ndeshje, duke përfshirë një me Fenerbahçen. Ilıcalı, i cili kryeson grupin Acun Medya, e siguroi klubin për 30 milionë paund.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport acun ilıcalı angli hull city acun ilıcalı angli hull city

Sondazh

Poll