Sport

Dani Alves, si ‘drejtor sportiv’: “Mbappé është më i kompletuar se Haaland”

9 Prill 2022, 08:30 Nga DOSJA
Dani Alves, si ‘drejtor sportiv’: “Mbappé

SPANJE – I intervistuar nga e përditshmja katalanase “Sport”, Dani Alves është shndërruar për pak çaste si një drejtor sportiv për Barçën.

Braziliani foli për transferimet e verës së klubit katalanas dhe u shpreh në favor të ardhjes së ish-bashkëlojtarit të tij te PSG, francezit Kylian Mbappé, në vend të atij norvegjezit Erling Haaland, i cili luan për Borussia Dortmundin.

“Sinqerisht, nuk do të shpenzoja shumë para për Haaland”,- thotë mbrojtësi i djathtë Barcelonës. – Për Mbappé po, por jo për Haaland. Unë jam vetëm duke luajtur rolin e drejtorit sportiv, por do të merrja Mbappe të parin. 

Mendoj se ai është më i plotë në të gjitha fushat. Nëse ju doni të bëni një investim të madh, duhet ta bëni atë te lojtari më i mirë. Nëse do të ishte në dorën time, do të zgjidhja Mbappé”.

Për afrimin e sulmuesit francez, pista e Barcelonës u mbyll shpejt disa ditë më parë, sipas informacioneve nga “L’Équipe”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 38-vjeçari dani alves e ardhmja e haaland e ardhmja e kylian mbappé 38-vjeçari dani alves e ardhmja e haaland e ardhmja e kylian mbappé

Sondazh

Poll