Aktualitet

Jahti pëson defekt në motor, roja bregdetare shqiptare shpëton 8 serbë gjatë natës

14 Korrik 2019, 07:22 Nga DOSJA
Jahti pëson defekt në motor, roja bregdetare shqiptare shpëton 8

VLORË- Roja bregdetare shqiptare ka shpëtuar 8 persona gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. 

Pas një avarie në motor, anëtarët e bordit kanë kërkuar ndihmë duke lëshuar sinjalin SOS. Bëhej fjalë për  jahtin ‘LAMACOIA’ 23 metra të gjatë me flamur italian dhe me pasagjerë serbë. 

Pas marrjes së sinjalit, anija e gatshme në Sazan P-116 ‘Bora’ është angazhuar menjëherë për dhënien e ndihmës.

Forcat e shpëtimit janë afruar pranë jahtit i cili ndodhej 22 milje detare në veri-perëndim të ishullit të Sazanit duke bërë të mundur shpëtimin e tyre. Jahti u dërgua në portin e Vlorë pa probleme rreth orës 04:10.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet roja bregdetare vlore roja bregdetare vlore

Sondazh

Poll