Aktualitet

Arrestohet 62-vjeçari në Vorë, tentoi të vriste me sopatë fqinjin pas konfliktit për pronën

13 Korrik 2019, 16:12 Nga DOSJA
Arrestohet 62-vjeçari në Vorë, tentoi të vriste me

VORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vorë, ku një 62-vjeçarë ka goditur me sëpatë komshiun, duke i shkaktuar plagë të rënda. Policia e lajmëruar nga banorë të zonës ka ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Sipas një njoftimi nga blutë e Tiranës mësohet se 62-vjeçari është konfliktuar me komshiun e tij për shkaqe pronësie dhe në gjendje të rënduar psikologjike, ka marrë sëpatën dhe e ka goditur atë.  I plagosuri është dërguar menjëherë në spital ku ndodhte jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është arrestuar nga policia dhe ngritur akuzat për të.

NJOFTIMI  I PLOTË

 Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive pronësie. Plagosi me mjet prerës 46-vjeçarin, arrestohet në flagrancë autori. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt pronësie mes dy shtetasve në fshatin Domje, ku njëri prej tyre kishte përdor mjet prerës sopatë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi I.T, gjatë një konflikti për motive pronësie me komshiun e tij shtetasin B.A, në kushte të rënduara psikike e ka goditur me sopatë. Shtetasi B.A, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në përfundim të veprimeve, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, arrestuan në flagrancë shtetasin: I. T., 62 vjeç, banues në Domje, për veprën penale “Plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 62 vjecari konflikti per pronen plasos komshiun policia tirane arrestohet 62 vjecari konflikti per pronen plasos komshiun policia tirane

Sondazh

Poll