Aktualitet

Plumba pas shpine, ekzekutohet me armë zjarri 33-vjeçari shqiptari në Greqi

14 Korrik 2019, 07:00 Nga DOSJA
Plumba pas shpine, ekzekutohet me armë zjarri 33-vjeçari shqiptari

GREQI– Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Athinë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, pak pas mesnatës.

Mësohet se viktima është George Gennimatas 33 vjeç, i lindur në vitin 1986 por ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me vrasjen e tij.

Shqiptari u qëllua me armë zjarri në rrugë, në lagjen “Hajdari” të Athinës. Pas plagosjes ai u dërgua me urgjencë në spital nga kalimtarë të rastit por nuk mundi që t’u mbijetonte plagëve të marra.

Autori apo autorët janë ende në arrati, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet athine vritet shqiptari ne greqi athine vritet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll