Aktualitet

Kush është Nehat Kulla, “Gjenerali” që bënte ligjin në Tiranë gjatë viteve ‘97-‘98

13 Korrik 2019, 13:38 Nga DOSJA
Kush është Nehat Kulla, “Gjenerali” që bënte

TIRANË- Nehat Kulla, i njohur të gjithë si “Gjenerali” i Kinostudios e Tufinës sot lë qelinë e burgut të Fushë-Krujës. Ai është i njohur për bandën që kishte krijuar në vitet 1997-1998 dhe vëproi në fshatin Tufinë në Tiranë. Ky grupim i tij u krijua pas trazirave  të vitit 1997.

Teksa Tirana dhe e gjithë Shqipëria digjej nga lufta civile që po zhvillohej, ai së bashku me familjarë e miq të tij mbanin të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë.

Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mbajtën repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën “Gjenerali”, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë. Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme.

Nofka “Gjenerali”

Nehat Kulla, ish-i forti i Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997, do të vetëquhej Gjenerali pasi kishte grabitur një kamionçinë ushtarake tip Chevrolet me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake. Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe vetë asnjëherë nuk e lëshonte automatikun nga dora.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banda e nehat kulles banda e tufines lirohet gjenerali lirohet nehat kulla nehat kulla banda e nehat kulles banda e tufines lirohet gjenerali lirohet nehat kulla nehat kulla

Sondazh

Poll