Aktualitet

Sot harrojeni plazhin! Temperatura të ulta dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti këtë të dielë

14 Korrik 2019, 06:07 Nga DOSJA
Sot harrojeni plazhin! Temperatura të ulta dhe reshje shiu, si pritet

TIRANË– Dita e sotme do të shënojë rënie të ndjeshme të temperaturave, të cilat deri më tani kanë qënë përvëluese.

Sipas IGJEUM, temperaturat do të zbresin deri në 14 gradë celsius në vendet malore, ndërsa maksimalja do të jetë deri në 26 gradë.

E diela pritet që  të shoqërohet me reshje shiu dhe erëra të forta, kryesisht në zonat bregdetare.

Parashikimi:

RESHJET

Sot priten reshje të dobëta dhe mesatare në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Gjatë pasditeve në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatës (shoqëruar me rrufe), më të mundshme në fund të ditës së sotme dhe në fillim të ditës së nesërme.

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 18 / 25 °C

në vendet e ulëta: 19 / 26 °C

në vendet malore: 14 / 21 °C

ERA

Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe në disa qarqe (kryesisht bregdetare dhe jugore) pritet të fryjë deri e fortë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet igjeum parashikimi i motit igjeum parashikimi i motit

Sondazh

Poll