Aktualitet

Përfundon dënimi, Nehat Kulla i njohur si “Gjenerali” lë qelinë e burgut të Fushë-Krujës (VD)

13 Korrik 2019, 13:18 Nga DOSJA
Përfundon dënimi, Nehat Kulla i njohur si “Gjenerali”

TIRANË- Nehat Kulla i njohur me nofkën “Gjenerali” ka fituar lirinë. Kulla ka dalë nga qelia sot në orën 18:00. Kulla është dënuar me 20 vjet burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv/ ministrit të Arsimit, Halit Shamata. Kulla ka kryer të gjithë burgimin, pasi ka fituar disa herë ulje të dënimit.

Nehat Kulla krijoi një bandë, e cila veproi në fshatin Tufinë të Tiranës në vitet 1997-1998. Banda u krijua gjatë trazirave të vitit 1997. Në këtë situatë ai së bashku me familjarë e miq të tij mbanin të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë.

Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mbajtëb repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën “Gjenerali”, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.

Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banda e tufines lirohet gjenerali lirohet nehat kulla nehat kulla vrasja e halim gjuzit banda e tufines lirohet gjenerali lirohet nehat kulla nehat kulla vrasja e halim gjuzit

Sondazh

Poll